
Pedagogët do të shkojnë drejt bojkotit nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Në studion e lajmeve të MCN TV, Klodian Dhoska, kryetar i Sindikatës së Pedagogëve, tha se protesta e radhës është parashikuar për në datën 5 tetor.
Më 5 tetor, në rast se nuk ka reagim, do vijojmë me protestën e radhës dhe më pas me bojkot.
Duke parë dhe krizën ekonomike globale, kërkojmë rritjen 30%. Nuk ka pasur rritje prej 15 vitesh. Ne kërkojmë rritjen për të arritur nivelin e pagave të profesorëve të rajonit.
Pedagogët dhe stafi i universiteteve protestuan të enjten për rritjen e pagave në nivelin e homologëve të tyre në Kosovë. Ata dorëzuan një listë me kërkesa në Ministrinë e Arsimit. Dhoska tha në studion e lajmeve se peticioni përfaqëson 80% të pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve shtetërore.
Pikat e peticionit lidhen me financimin. Kërkojmë rritjen e financimit për kërkimin shkencor.
Kërkojmë rritjen e shtesës së vjetërsisë në punë. Kërkojmë të shkojmë në nivelet e administratës.
Në krahasim me Malin e Zi jemi shumë larg. Një doktor shkencash paguhet 2500 euro, në Kosovë 1200 euro.
Më datë 23 kemi lënë një takim me krerët e sindikatave të universiteteve. 30%-shi i rritjes së pagesës do të jetë kufiri minimal. Peticionin e kanë mbështetur 75-80% e pedagogëve. Kërkesat tona janë minimale.



