Morën peng 19-vjeçarin, gjykata e Lezhës lë në burg 2 autorët

Morën peng 19-vjeçarin, gjykata e Lezhës lë në burg 2 autorët

Dy të rinjtë e arrestuar të martën, pasi dyshohen se morën peng dhe mbajtën në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Rrëshen me qëllim për ta grabitur, do të qëndrojnë në burg pa afat.

Mateoz Brozi 20-vjeç banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19-vjeç banues në Durrës, u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy të rinjve në flagrance dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale  “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

Mateoz Brozi dhe Ergys Tusha u prangosen nga policia, pas kallëzimit të një 19-vjeçari i cili ishte marrë me forcë në automjet dhe për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy