61 persona me koronavirus në Kosovë/ IKShPK: 26 rastet e konfirmuara ishin në vetizolim

61 persona me koronavirus në Kosovë/ IKShPK: 26 rastet e konfirmuara ishin në vetizolim

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike ka dhënë sot detaje për 26 rastet e konfirmuara me koronavirus të një dite më parë.

Përmes një njoftimi, IKShPK ka bërë të ditur se e ka intensifikuar hulumtimin aktiv të të gjitha rasteve të dyshimta.

Nga njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara 26 raste pozitive në SARS CoV-2”, shkruan në njoftim.

Ky institut bën të ditur se të gjithë kanë qenë në vetizolim.

“Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e Institutit Kombëtar”, sipas IKShPK-së.

“Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës (Llashkadrenoc, Senik, Carallukë, Damanek, Bubavec, Panorc), 11 raste nga Gjilani (Vrapqiq) dhe një punëtor shëndetësor nga Gjakova”, shkruan në njoftim.

Mbrëmjen e së hënës, 26 persona nga 100 të testuar, dolën pozitiv në testimet për koronavirus.

Kjo ka bërë që numri i të infektuarëve në Kosovë të shkojë në 61.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy