Gjyriqi: Te emigrantët e kthyer vitet e fundit ka ndikuar PR i tepruar për Shqipërinë

Gjyriqi: Te emigrantët e kthyer vitet e fundit ka ndikuar PR i tepruar për Shqipërinë

Një sondazh austriak ka gjetur që gjysma e emigrantëve të kthyer në Shqipëri duan të largohen sërish. Kryetarja e shoqatës së biznesit të vogël për Tiranën, Blerina Gjyriqi, tha në “Mcn Economy” që te pjesa e emigrantëve të kthyer vitet e fundit ka ndikuar PR në lidhje me Shqipërinë, që ka qenë në masë të tepëruar. 

 

Ne si popull na prevalon një idealizëm i theksuar, ku te pjesa e emigrantëve të kthyer vitet e fundit ndikon edhe PR, i cili ka qenë në masa të tepëruara në lidhje me Shqipërinë, kundër botës së huaj. PR ka ndikuar te këta shqiptarë, që ndoshta do ishte më mirë për t’u kthyer në vendin tonë. Kam familjarë dhe e shoh që dita ditës duan të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre. Edhe ata që vendosin të kthehen e kanë të pamundur të përshtaten me sistemin tonë.

Marrja e punëtorëve nga India, Bangladeshi shton kostot. Trajnimet e punonjësve varen nga kapacitetet financiare të bizneseve. Ka biznese që s’kanë kapacitete financiare për të rekrutuar punonjës të huaj, pasi kostoja shkon mbi 1 mijë euro”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy