Kamerat zbuluan dashnorin e gruas në vrasjen e ambasadorit grek në Brazil

Kamerat zbuluan dashnorin e gruas në vrasjen e ambasadorit grek në Brazil

Janë zbuluar të tjera detaje rreth asaj që u quajt krim pasioni, vrasja e ambasadorit grek ne Brazil.

Sipas mediave greke, autori u zbulua nga këqyrja e kamerave të sigurisë, të cilat kanë zbuluar të dashurin e gruas së ambasadorit Kyriakos Amoiridis.

Polici Sérgio Gomes së bashku me nipin Eduardo Moreira bëhen gati për të hyrë në banesë. Nga pamjet ata rrinë gjatë brenda dhe më pas dalin me trupin e ambasadorit.

Sipas hetimeve ata kane udhëtuar rreth 300 kilometra larg vendngjarjes per te zhdukur trupin, duke e djegur brenda makinës.

Hetuesit thonë se krimi ishte i paramenduar, pasi gruaja Fransuaz Oliveira ishte larguar nga banesa para krimit. Ajo e mohon përfshirjen në krim duke bërë me faj autorin, i cili nga ana e vet e ka pranuar vrasjen, por duke mohuar paramendimin.

Ai tha se vetem ishte vetembrojtur. Ndërkohe nipi i tij, deshmitar ne krim, ka treguar se ai është kërcenuar nga kushëriri, nese do te tregonte se cfare kishte ndodhur.

E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të një lidhje jashtë martesore e gruas së ambasadorit me policin të cilët janë edhe dy personat e akuzuar për vdekjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy