Shkarkimi i drejtorit të IT në Drejtorinë Përgjithshme të Tatimeve, sipas burimeve Brenda institucionit, lidhet me dështimin e reformës “E-taksa”, për modernizimin e sistemit informatik për menaxhimin e taksave.
Kostoja e saj ka arritur rreth 16 milionë euro. Këto para u dhanë si kredi nga qeveri austriake, por u keqpërdorën nga një kompani austriake dhe pala shqiptare.
Ambasadori austriak, Johan Satler, ngre supet kur e pyesim për abuzimet me këtë projekt. Ai ishte i pranishëm në përurimin e një projekti të përbashkët me qeverinë shqiptare kundër korrupsionit.



