Kurti: Ushtrinë duhet ta bëjmë në koordinim me Shqipërinë e Kroacinë

Kurti: Ushtrinë duhet ta bëjmë në koordinim me Shqipërinë e Kroacinë

Pretendenti për Kryeministër vendi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me qeverisjen e tij, ushtria e Kosovës do të bëhej në koordinim me Shqipërinë e Kroacinë.

Kurti ka thënë në Klan Kosova se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, deshi të sjellë befasi tek të tjerët për çështjn e transformimit të FSK-së, derisa ka shtuar se Vetëvendosje nuk është e interesuar të befasojë partnerët, por kriminelët.

Tutje, Kurti tha se me qeverisjen e tij, ushtrinë nuk do ta bëjë pa biseduar me Tiranën.

”Iniciativat e mëhershme për formimin e ushtrisë, kanë hasur në murin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

”Qeveria jonë nuk do t’i befasojë faktorët ndërkombëtarë, por do ti befasojë kriminelët”, është shprehur Kurti.

”Nuk ka kuptim që ushtrinë e Kosovës ta bëjmë duke befasuar aleatët dhe partnerët tanë”, ka thënë ai.

”Ne Ushtrinë do ta bëjmë me partneritet me Shqipërinë e Kroacinë. Ata e kanë të pasqaruar çështjen e Bosnjës në raport me Serbinë. Absolutisht s’jemi të intersuar ta befasojmë dikë”, është shprehur Kurti, transmeton Klankosova.

”Problemi i Thaçit ishte të befasojë të gjithë, e në fund u pa që nuk ishte aq cështje serioze dhe hoqi dorë prej saj”, ka thënë Kurti.

”Ne do ta bëjmë ushtrinë sic duhet e jo të bëjmë piar me të. Ushtria mund të shpërbëhet brenda natës por jo të bëhet. Nuk mund t’bësh ushtri pa fo0url me Tiranën e pa folur me NATO-n”, ka vlerësuar ai.

”Jam i bindur që Qeveria jonë do të marr kohën e nevojshme e do të fillojmë menjëherë për ndërtimin e Ushtrisë, por ky ndërtim i ushtrisë nuk nënkupton se mund të bëhet nesër”, është shprehur Kurti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy