Rusia duhet të lëvizë. Shumë njerëz po vdesin, mijëra në javë në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë.
Një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha President.
Kështu shkroi Presidenti amerikan Donald Trump në rrjetin social Truth, duke iu referuar luftës në Ukrainë.
Mesazhi i Trump vjen pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua me Vladimir Putin të premten dhe kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi Presidentit rus të vazhdonte deri në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.



