Bilardo/ A duhej thirrur Edi Rama në SPAK për çështjen McGonigal?! Ja argumentet e avokatit Hazizaj për këtë çështje

Bilardo/ A duhej thirrur Edi Rama në SPAK për çështjen McGonigal?! Ja argumentet e avokatit Hazizaj për këtë çështje

Avokati Sokol Hazizaj u pyet ndër të tjera në emisionin “Bilardo” a duhej thirrur kryeministri Rama në SPAK për çështjen McGonigal. Ai parashtroi disa skenarë se kur Prokuroria e Posaçme do të ishte e detyruar të lëvizte. “Thirrja në organin procedurial të hetimit siç është struktura e posaçme bëhet në disa forma apo gjendjesh juridike të subjektit. Mund të thirret në cilësinë e subjektit që ka dijeni për një vepër penale. Mund të thirret në cilësinë e një subjekti ndaj të cilit ka filluar procedimi penal, në rolin e të pandehurit etj. Për sa kohë nuk kam informacion që ka filluar procedim penal në Republikën e Shqipërisë atëherë...Sa kohë s’ka asnjë dyshim nga organi i hetimit për këtë personin amerikan McGonigal, që të ketë kryer në Republikën e Shqipërisë ndonjë vepër penale, nuk ka nisje procedimi, regjistrim të një vepre penale...Nuk ka informacion struktura e posaçme, mendoj unë, derisa nuk ka nisur. Shpesh herë nga media janë iniciuar procedime penale”, tha Hazizaj. “Nëse ndaj këtij shtetasi amerikan ka filluar një procedim dhe autoritetet e drejtësisë amerikane kanë konstatuar që ky këtë vepër penale që dyshohet atje, nuk e ka kryer vetëm por dyshohet se e ka kryer me njerëz të tjerë, midis të cilëve mund të jetë edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ka dispozita të karakterit të posaçëm në Kodin e Procedurës Penale që nëpërmjet letër-porosive të bjerë për t’u pyetur nga struktura e posaçme subjekti që mund të jetë kryeministër, dhe atëherë SPAK ishte i detyruar të lëvizte. Por referuar aspiratave, qoftë edhe politike dhe për mua bën mirë që s’bie në këtë lloj gracke, por do bënte edhe më mirë të mos kishte rënë në këtë lloj gracke edhe në deklarimet e karakterit politik të mëparshëm, por t’u shkonte procedimeve referuar indicieve të fakteve penale, do të binte shpagim më të mirë në fushën e të drejtës, siç mund të bjerë nesër mësim të mirë për qytetarët duke marrë në përgjegjësi penale pse jo edhe kryeministrin e Shqipërisë”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy