I mituri humb në plazhin e Durrësit, policia apelon për ndihmë/ EMRI

I mituri humb në plazhin e Durrësit, policia apelon për ndihmë/ EMRI

Një djalë 6 vjeçar është gjetur nga efektivët e policisë së plazhit në zonën e Plepave në Durrës. Nga veprimet e deritanishme dyshohet se shtetasi e ka emrin Mateo Piperi, 6-vjeç, banues në Tiranë.

Policia jep edhe karakteristikat e tij, ndërsa bën thirrje për të gjithë ata që kanë të dhëna që të informojnë familjarët.

“Është rreth 1 m i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu.

Fëmija është në ambientet e Stacionit të Policisë Plazh në gjendje të mirë shëndetësore.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e çdo shtetasi, i cili ka ndonjë informacion mbi familjen e fëmijës së gjetur të kontaktojnë në numrin 0694110217”.

Njoftimi i policisë

Durrës, më 08.07.2017. Më datë 08.07.2017, në lagjen Nr. 13, Plepa është gjetur nga Efektivet e Stacionit të Policisë Plazh një fëmijë I mitur , I seksit mashkull. Nga veprimet e deritanishme dyshohet se shtetasi e ka emrin Mateo Piperi, 6 vjeç, banues në Tiranë. Është rreth 1 m i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu. Fëmija është në ambientet e Stacionit të Policisë Plazh në gjendje të mirë shëndetësore. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e çdo shtetasi, I cili ka ndonjë informacion mbi familjen e fëmijës së gjetur të kontaktojnë në numrin 0694110217.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy