“Masakra” në regjistrat e pronave, Kalemaj: Lame nuk ka pse flet si analist, ka pasur kohë të vendoste rregull

“Masakra” në regjistrat e pronave, Kalemaj: Lame nuk ka pse flet si analist, ka pasur kohë të vendoste rregull

Rreth 2100 regjistra pronësorë me dëmtime, mungesa, grisje dhe ndërrime faqesh ka evidenuar Agjencia Shtetërore e Kadastrës për qarkun e Tiranës. Në studion e lajmeve të MCN TV, analisti Ilir Kalemaj tha se kreu i Kadastrës, Artan Lame, i cili i bëri sot të ditura përmasat e kësaj batërdie, e ka pasur kohën e mjaftueshme për të vendosur rregull.  

Zoti Lame ka një kohë të gjatë në Kadastër, më parë ka qenë te Agjencia e Legalizimit, e cila u bashkua me Hipotekën për të krijuar Kadastrën. Zoti Lame jo vetëm ka pasur kohë të mjaftueshme për të vendosur rend dhe ligj për zona si Durrësi dhe Vlora, ku janë emëruar shpesh zyrtarët e askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Zoti Lame nuk mund të flasë si gazetar, por si drejtor i rëndësishëm i një agjencie qeveritare.

Ky është një shtet rrumpallë. Ne ende jemi në fazën e tranzicionit. Ne jemi ende në tranzicion për shkak të politikave për shkak të ligjit 7501, mungesës së përgjegjësisë penale dhe civile për drejtorët që kanë abuzuar gjatë viteve. Zoti Rama nuk ka treguar ndonjë vullnet politik.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy