PD: Në vjedhjen e inceneratorëve edhe Emirjana Sako, dha 10 mln euro nga buxheti

PD: Në vjedhjen e inceneratorëve edhe Emirjana Sako, dha 10 mln euro nga buxheti

Partia Demokratike akuzon kryetaren e Bashkisë së Durrës si të implikuar në çështjen e inceneratorëve.

Përmes një videoje shpërndarë në rrjete sociale, PD shprehet se qytetarët e Durrësit e shohin çdo ditë se si qyteti i tyre është i mbytur nga plehrat, ndërsa paratë e tyre përfundojnë në xhepat e pushtetarëve të korruptuar.

‘Shqiptarët kanë parë me zë dhe figurë se si janë vjedhur paratë e tyre. Afera e inceneratorëve shpalosi përpara qytetarëve se si korrupsioni i përhapur në çdo nivel të qeverisjes, ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh, familjeve shqiptare.

Qytetarët e Durrësit e shohin çdo ditë se si qyteti i tyre është i mbytur nga plehrat, ndërsa paratë e tyre përfundojnë në xhepat e pushtetarëve të korruptuar, mes të cilëve është kryetarja në detyrë dhe kandidatja për bashkinë e Durrësit.

-Sako, tender me “negocim-pa shpallje”, me operator të vetëm, pa garë, për 10 milionë euro për Inceneratorin e Tiranës. Ndërsa 15 milionë euro shtesë transporti;

-Ka shtuar sasinë e mbetjeve të Durrësit duke fryre faturën financiare nga 38.146 ton në vit, në 80.000 ton në vit;

Tashmë është e qartë për të gjithë se organizmi dhe zbatimi i kësaj afere kriminale, nuk mund të ndodhte pa mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës. Ai është koka e korrupsionit të qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy