Sonila Qato nën akuzë për 19 milionë euro, zbardhen procedurat fiktive për tenderin e Kardhiqit

Sonila Qato nën akuzë për 19 milionë euro, zbardhen procedurat fiktive për tenderin e Kardhiqit

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato do të dalë të martën para Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe me konkretisht për procedurën 19 milionë euro për ndërtimin e lotit të 7 në rrugën Kardhiq- Delvinë.

SPAK ka kryer hetime të thelluara për këtë segment i njohur si pjesa e ndërtimit të tunelit të Skërficës duke zbuluar se Autoriteti Rrugor Shqiptar në kohën që drejtohej nga Qato kishte iniciuar një hetim administrativ për zbatimin e kontratës koncesionare të rrugës së Arbrit nga kompania Gjoka, me qëllim prodhimin e të dhënave të rreme që do të përdoreshin për të argumentuar skualifikim e kompanisë “Gjoka”  nga gara për tunelin e Skërficës.

Prokuroria i akuzon anëtarët e grupit të punës për “Falsifikim të dokumenteve”, me argumentin se kanë përgatitur në të njëjtën ditë dy raporte që ndryshojnë nga përmbajtja.

Ndërkohë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës plotësohet panorama e koordinimit dhe veprimeve fiktive të kryera nga bashkimi I operatorëve që fitoi tenderin.

Sipas akuzës kompania Vëllezrit Hysa me seli në Elbasan përdori dy kompani guaskë për të fituar tenderin, kompaninë Sulova ndërtim e cila ishte në pronësi të një punonjësi të tyre, Elton Musta dhe Kompaninë IRCIOP, dega Shqipëri.

Prokuroria zbuloi se pronarët faktik të sulova ndërtim janë vëllezrit hysa pasi me ndryshimet e bëra në muajin Tetor 2020 ku shtetasi Elton Musta ia shet shoqërinë “Sulova Ndërtim Prodhim” shtetasve Xheni dhe Gentian Hysa, të cilët janë fëmijët e administratorëve të shoqërisë “Vëllezërit Hysa” u vërtetua lidhja mes tyre. Roli I Sonila Qatos në këtë aferë duket se ka qenë në mbështetje të kompanisë që fitoi tenderin 19 milionë euro dhe për këtë arsye ajo është marrë si e pandehur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy