Komunizmi/ Godole tregon ku dështoi shoqëria në 30 vite dhe rrezikun nga rrjetet sociale e AI 

Komunizmi/ Godole tregon ku dështoi shoqëria në 30 vite dhe rrezikun nga rrjetet sociale e AI 

Pedagogia dhe studiuesja Jonila Godole tha në emisionin “Arnautistan” se pjesa e privilegjuar apo përfituese gjatë komunizmit në Shqipëri, nuk ka pranuar ende publikisht krimet e diktaturës hoxhiste, apo të reflektojë mbi atë periudhë.

Ajo e konsideron këtë një dështim të shoqërisë shqiptare në 30 vite.

Godole sheh një rrezik që lidhet me rrjetet sociale dhe AI-në, ku mungon autoriteti i ekspertit dhe historianit lidhur me çështje të tilla. 

Ajo që vë re do thoja, për ata njerëz që vinin nga familje të përndjekura, që e kanë jetuar persekutimin në shtëpi, tani duke marrë më shumë informacion u është shtuar inati, mllefi, urrejtja, një pjese edhe reflektimi. Te pjesa neutrale ka një lloj arritje, te brezi i ri. S’ka një të ri sot që të thotë ai sistem ishte i jashtëzakonshëm.

Ka një lloj ndërgjegjësimi që aty janë kryer krime ndaj njerëzimit. Ajo që ne si shoqëri dështuam në këto 30 vite, por edhe 10 vitet e fundit që unë jam marrë intensivisht, është që pjesa e cila ishte përfituesja më e madhe e 45 viteve të diktaturës, ajo pjesë s’ka lëvizur asnjë centimetër përpara, që të pranojë publikisht, s’i kemi nga ana publike persona, që të kenë qenë oficerë sigurimi dhe hetuesë, që të dalin dhe të thonë po, kjo ka ndodhur. Mbase mund ta prisnim këtë nga fëmijët e tyre, brezi i nipërve, por ende s’ka filluar.  

Rreziku që unë shoh sot, në epokën e rrjeteve sociale, inteligjencës artificiale, ajo që do ndodhë është që s’ke më as historianin, as ekspertin, që s’kanë më autoritet sot”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy