
Aktori amerikan Cameron Boyce, yll i ri i Disney Channel, vdiq në moshën 20-vjeçare.
"Me pikëllim në zemër raportojmë se kemi humbur Cameron këtë mëngjes", tha një zëdhënës në emër të familjes, cituar nga ABC. I riu "vdiq në gjumë për shkak të një ataku, rezultat i një gjendjeje mjekësore për të cilën po trajtohej". Boyce luante në "Jessie", një program televiziv për një vajzë nga një qytet i vogël (luajtur nga Debby Ryan), që punon si dado për një familje të pasur.Boyce ishte një nga fëmijët në familje.



