Berisha nga protesta: Edi Rama koha jote ka marrë fund, dorëhiqu. Nëse nuk vjen në gjyq, të ftoj në debat

Berisha nga protesta: Edi Rama koha jote ka marrë fund, dorëhiqu. Nëse nuk vjen në gjyq, të ftoj në debat

Nga protesta e sotme para Kryeministrisë, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe duhet të dorëhiqet.

 

Berisha u shpreh se qytetarët janë mbledhur kundër asaj që ai e cilësoi si “diktaturë autokratike”, duke e konsideruar këtë një nga valët më të fuqishme të protestave në vend. 

 

Ai theksoi se opozita përfaqëson alternativën e vetme për ndryshim dhe ftoi Ramën në një përballje publike, qoftë në sallën e gjyqit për çështjen “Partizani” apo në një debat televiziv. 

 

Sot ne mblidhemi këtu jo thjesht si një opozitë në këmbë dhe kundër diktaturës autokratike me serialin më të fuqishëm të protestave, kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur në 25 vitet e fundit. Sot ne mblidhemi këtu jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike. Sot ne mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. 

 

Që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, sot është më e qartë se kurrë për çdo shqiptar, për miqtë e Shqipërisë në botë, të cilët duan që ky vend të dalë sa më parë nga kjo lëngatë e keqe që po e shkreton dhe shkatërron trupin e saj. Por që ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë u bë akoma më e qartë si drita e diellit të nesërmen e protestës tonë të kaluar. 

 

Një protestë e thirrur nga njerëz të nderuar, nga shoqëria civile në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë kundrejt rritjes së madhe të çmimit të naftës, në orën e thirrur u paraqitën vetëm dhjetëra qytetarë. Absolutisht çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij, është prekur nga rritja e çmimit të naftës. Po pse nuk pati pjesëmarrje në një protestë të thirrur nga shoqëria civile? 

 

Edi Rama me sistemin e patronazhistëve, me presionin mbi punonjësit dhe familjet e tyre, me arrestimin e dhjetëra mijëra qytetarëve për faturat e dritave dhe ujit, me diferencimin politik të tipit të një pushtuesi, me propagandën e tij toksike që shpërndahet nga mediat kryesore të kontrolluara prej tij, ka instaluar njësoj si etërit e tij të mëparshëm frikën tek shqiptarët. Duke i kërcënuar ata me vendin e punës, me falimentimin e biznesit, me falimentimin e fermave, shkurt, duke i kërcënuar ata me kafshatën e gojës. 

 

Në Shqipëri ka vetëm një forcë që sot mban jo vetëm idealet demokratike të mbarë shqiptarëve, por përfaqëson guximin shqiptar. Ka vetëm një forcë që sot ngrihet mbi frikën dhe dunën për interesat dhe dinjitetin e shqiptarëve dhe kjo forcë është Partia Demokratike. Analistët kanë vërshuar në studiot televizive të kontrolluara nga Rama, duke thënë se opozita shqiptare nuk ka forcën e asaj në Hungari. 

 

Në Hungari qeveria nuk shpërndau 100 euro për të blerë votën e pensionistëve, siç bëri Edi Rama. Votën e qytetarëve nuk e kontrolluan kartelet më të mëdha të drogës, siç e kontrolluan në Durrës, Tiranë, Elbasan, Shkodër, me miliardat e tyre. Ne opozita shqiptare kemi bërë dhe po bëjmë sakrifica të shumëfishta dhe të mëdha, për të mbrojtur interesin publik, lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

 

Ne do qëndrojmë të pamposhtur në këtë mbrojtje. Nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit të sfidoj dhe në një formë mëshire, zgjidh studion televizive, zgjidh puthadorët e tu dhe hajde në debat t'iu faktoj shqiptarëve se çfarë hajduti je. Edi Rama koha jote ka marrë fund, jep dorëheqjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy