Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier deklaroi në konferencën që po mban me presidentin shqiptar, Bajram Begaj se Gjermania do ta mbështesë Shqipërisë në rrugëtimin evropian. Më tej, presidenti gjerman tha se Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj.
Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore.
Ndërkohë presidenti Begaj tha se fryma e bashkëpunimit do të rritet dhe duhet që respekti reciprok dhe mbështetja që duam t’i kërkojmë Gjermanisë të varet dhe nga puna jonë.
Vendi ynë duhet të punojë ngushtësisht me të gjithë partnerët. Nuk besoj se ka një kohë që mund ta përcaktoj unë, por besoj varet nga puna e secilit.
Presidenti Begaj theksoi në fillim të fjalës së tij se 200 marrëveshje bashkëpunimi janë në proces në mes të dy shteteve.



