Breshëri “Audit” në Kamëz, banorët i telefonojnë policisë

Breshëri “Audit” në Kamëz, banorët i telefonojnë policisë

Një breshëri të shtënash është dëgjuar mbrëmë në mesnatë në një lagje të Kamzës. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një makine të parkuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 në Kodër – Haxhë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në mjetin e parkuar tip ” Audi “, në pronësi të shtetasit M.C.

Nuk ka patur dëmtime në njerëz.

Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy