Hetimi i krimeve zgjedhore/ Softa: Diaspora, hallka më e dobët e mundësisë së kontrollit (VIDEO)

Hetimi i krimeve zgjedhore/ Softa: Diaspora, hallka më e dobët e mundësisë së kontrollit (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha në MCN Live se diaspora është hallka më e dobët e mundësisë së kontrollit të manipulimit të votave, që mund të ndikojë në rezultat. 

Kanë krijuar një platformë që do shtrihet në tërë territorin. Kryesisht duke patur si objektiv mënyrën e marrjes së informacionit që do të vijë nga shtrirja e agjentëve në terren, informacione që mund të vijnë nga qytetarë, parti politike, dhe verifikimi i tyre i menjëhershëm. Mbahen nën monitorim edhe institucionet shtetërore nëse mund të kenë përdorim të atyre që ligji i ndalon, si të infrastukturës dhe posteve, apo shpërblimit me vende pune. Shpresojmë që platforma të funksionojë, të mos jetë vetëm deklarative. Diaspora është hallka më e dobët e mundësisë së kontrollit të këtyre votave, që s’janë të pakta, por mbi 200 e ca mijë, që ndikojnë në rezultatin zgjedhor”.

Duke folur mbi rregullat e reja të policisë, Softa vuri në dukje se ndalimi tanimë s’mund të jetë më shumë se 5 orë. 

Janë thjesht reflektime të ndryshimeve ligjore. Rregullorja ka përcaktuar ato ndryshime që ka sjellë ligji, ku punonjësit të policisë i shtohen kompetenca, dhe i jepen liri të tjera. Mund të merret edhe me punë të dyta. I jepet mundësia për disa aktivitete biznesi që s’janë në konflikt interesi me punën. Lidhur me shoqërimin dhe ndalimin, kanë treguar vetëm mënyrën. Nëse një punonjës policie duhet të tregojë motivin pse të ndalon, s’mund të ndalojë një qytetar pa motiv. Në momentin që prezantohet kërkon mjetin e identifikimit të qytetarit dhe nëse s’e ka, ka të drejtë ta shoqërojë. Mund të kërkojë kontroll fizik të mjetit, hapje çante. Në momenti që personi bën rezistencë, do kontrollohet nga vet punonjësi i policisë. Ndalimi nëse dikur ka qenë 72 orë, sot është 5 orë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy