
Gentiana Stafa, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se ky mot me reshje shiu dhe dëborë do të na shoqërojë përgjatë kësaj dite deri në orët e para të mëngjesit të së martës.
Nga nesër vendi do të shoqërohet me mot të kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie të cilat do të jenë nën 0. E enjtja rikthen motin pothuajse në të gjithë territorin e vendit, ndërsa nga dita e dielë pritet një përmirësim i tij e cila do të shoqërohet dhe me rritje temperaturash.
Kjo situatë është e vendosur në pjesën jugore të detit Jon, bën që territori të përfshihet nga reshjet e shiut dhe borës të cilat do të jenë prezentë gjatë gjithë kësaj dite deri në orët e para të së martës, pastaj nga nesër vendi bëhet me mot të kthjellët dhe me rënie temperaturash të cilat do jenë nën zero në zonat malore, ku pritet që termometri të shkojë deri në minus 7 gradë celsius. Reshjet e dëborës do të jenë të pakta deri sot nga mesnata dhe nesër vetëm në zona lokale. Ndërsa zonat bregdetare dhe të ulëta do të kenë kohë me diell dhe rritje të temperaturave. Rikthehet i ftohti ditën e enjte në të gjithë vendin. Të paktën deri ditën e shtunë pritet të vijojë kjo situatë, ndërsa të dielën do kemi një përmirësim, pasi temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme temperaturash, por duhet theksuar se kjo situatë do të jetë disi më zbutur se ajo që kaluam më parë.



