Stuhi në Francë, 2 të vdekur dhe 17 të plagosur

Stuhi në Francë, 2 të vdekur dhe 17 të plagosur

Stuhi të fuqishme kan goditur Francën gjatë natës, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, sipas një raporti nga Mbrojtja Civile. Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Një djalë 12-vjeçar humbi jetën pasi një pemë u rrëzua në Montauban, ndërsa në Mayenne në Francën perëndimore, një burrë që drejtonte një motor vdiq pasi goditi një pemë të rënë në rrugë.

Stuhitë goditën pjesën më të madhe të vendit pas një kulmi të nxehtësisë së pazakontë për qershorin, me temperatura shpesh mbi 35 gradë. Reshje të dendura shiu me erëra mbi 100 km/orë u regjistruan deri vonë natën, dhe këtë mëngjes autoritetet po merren me vlerësimin e dëmeve.  

Njëqind mijë shtëpi janë ende pa energji elektrike, veçanërisht në qendër të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy