Ngrohja e oqeaneve, njësoj sikur të shpërthente një bombë atomike çdo sekondë

Ngrohja e oqeaneve, njësoj sikur të shpërthente një bombë atomike çdo sekondë

Ngrohja globale në 150 vitet e fundit ka pasur te oqeanet të njëjtin efekt sikur të kishte shpërthyer çdo sekondë një bombë atomike si ajo e Hiroshimës. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit, i publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Më shumë se 90% e nxehtësisë së shkaktuar nga lëshimi i gazeve serrë mbi Tokë është përthithur nga detet. Kjo sasi e madhe energjie provokon shkrirjen e akujve, me pasojë ngritjnen e nivelit të ujit dhe i bën uraganet më të fuqishme dhe më shkatërruese.

Studimi i Universitetit të Oksfordit ka marrë në konsideratë të dhënat e temperaturave të oqeaneve që nga viti 1871 e deri sot. Ngrohja e deteve dhe oqeaneve është përshpejtuar në dekadat e fundit, për shkak të shtimit të sasisë së gazeve serrë, që kemi lëshuar në atmosferë. Një rritje e tillë sot është e barabartë me 6 bomba atomike si ajo në Hiroshima në sekondë.

Nxehtësia që kanë përthithur detet në 150 vitet e fundit është sa rreth 1 000-fishi i energjisë që përdor e gjithë popullsia e globit në një vit.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy