Makthi i ri në Lindjen e Mesme: Mbi 100 vende të armëve kimike në Siri

Makthi i ri në Lindjen e Mesme: Mbi 100 vende të armëve kimike në Siri

Në Damask spektri i armëve kimike ngjall sërish frikë. Mbi 100 vende të dyshuara të lidhura me armë të këtij lloji janë ende të pranishme në Siri.

Vlerësimet janë dhënë nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe nxjerrin në dritë një nga trashëgimitë më shqetësuese të regjimit të Bashar al-Assad, diktatorit të përmbysur në dhjetor nga ish-milicitë e Hayat Tahir al-Sham.

Sipas OPCW, strukturat e identifikuara ishin përdorur për zhvillimin dhe kërkimin e agjentëve kimikë gjatë viteve të diktaturës.

Siç raporton New York Times numri aktual i vendeve dhe nëse ato janë të sigurta mbetet për t’u sqaruar dhe çështja tashmë paraqet një provë të rëndësishme për presidentin e përkohshëm sirian Ahmad al Sharaa, i cili në fund të marsit njoftoi formimin e një qeverie të përkohshme.

Ditët e fundit Al Jazeera ka raportuar se administrata amerikane u ka dërguar një sërë kushtesh autoriteteve të Damaskut, përfshirë shkatërrimin e depove të armëve kimike, në këmbim të një heqjeje të pjesshme të sanksioneve amerikane që janë aktualisht në fuqi.

Disa nga më shumë se 100 vendet mund të jenë të fshehura në shpella ose në zona që janë të vështira për t’u gjetur.  Një rrethanë që shton mundësinë që ato të mos sigurohen dhe të kërkohen nga grupet e milicisë ose terroristët.

Në mars, tensioni u rindez në vendin e Lindjes së Mesme me përleshje të dhunshme midis forcave qeveritare dhe luftëtarëve pro-Asad që rezultuan në vdekjen e qindra njerëzve.

Furnizimet e padeklaruara përfshijnë gaz sarin, klor dhe gaz mustardë, të përdorur në disa raste gjatë luftës së përgjakshme civile siriane.

Në vitet e para të konfliktit, pas një sulmi në periferi të Damaskut, regjimi pranoi të hiqte qafe këtë arsenal duke konfirmuar ekzistencën e 27 vendeve (një numër shumë më i ulët se vlerësimet aktuale) dhe duke lejuar inspektorët e OPCW t’i vizitonin dhe mbyllnin ato.

Megjithatë, Assad duket se kishte vazhduar të përdorte armë kimike të paktën deri në vitin 2018, pa ndërprerë importin e agjentëve kimikë pararendës të nevojshëm për ndërtimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Vlerësimi i OPCW-së bazohet në analizat e studiuesve të jashtëm, grupeve jofitimprurëse dhe informacionit të ndarë nga vendet anëtare.

Gjetja dhe kontrollimi i vendeve nuk është i rëndësishëm vetëm për të garantuar sigurinë në zonë, por edhe për të mbledhur prova të mizorive të kryera nga regjimi i rrëzuar.

Objektet e dyshimta në Siri thuhet se u goditën në disa raste vitin e kaluar nga Izraeli dhe është e paqartë nëse kontrollet e arritën në të vërtetë qëllimin e tyre. Për disa persona të brendshëm, sulmet mund të kenë krijuar kontaminim mjedisor dhe kanë shkatërruar prova.

Autoritetet siriane janë angazhuar ndërkohë që të eliminojnë çdo mbetje të programit të armëve kimike të zhvilluar nga regjimi i Asadit dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar.

Për më tepër, drejtuesit e rinj të Damaskut kanë autorizuar një ekip të OPCW që të hyjë në vend për të dokumentuar depot ku do të ruheshin armatimet.

Në vitin 2013, në një moment të rrallë bashkëpunimi ndërkombëtar, Moska zhvilloi një plan me SHBA-në që çoi në shkatërrimin e rezervave të armëve kimike të njohura zyrtarisht nga “kasapi i Damaskut”, por më pas pengoi kërkimin e së vërtetës për sulmet e kryera nga aleati i saj kundër popullsisë së Sirisë.

Aleanca ushtarake që ka lidhur Putinin me Asadin deri në vitin 2024 ngre dyshimin në këtë pikë se Federata Ruse mund të jetë e vetëdijshme për shumë nga sekretet e ish-diktatorit dhe në veçanti, për dimensionet reale të arsenalit sirian vdekjeprurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy