Është bërë çdo gjë gati për nisjen e fushatës së Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Gazetari Mariglen Kume raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV se në sheshin “Nënë Tereza” janë shpërndarë 6 mijë karrige, ku i gjithë sheshi është shpërndarë me kuadrate ku orientohen mbështetësit që të ulen.
Në foltore do të thirren një e nga një kandidatët për deputetë si dhe aleatët.
Në fund të aktivitetit të mbrëmjes së sotme do të mbajnë fjalën e tyre Chris La Civita drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike dhe kryedemokrati Sali Berisha.
Berisha dhe La Civita dd të zbresin pranë Presidencës dhe do të ercin mes përmes turmës së të pranishmëve.



