
Shiu i rrëmbyeshëm në Kongon veriperëndimore shkaktoi një rrëshqitje dheu që vrau të paktën 17 persona gjatë së dielës, thanë autoritetet, duke paralajmëruar se numri mund të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e shtëpive të shembura.
Fatkeqësia ndodhi përgjatë lumit Kongo në qytetin Lisal në provincën veriperëndimore Mongala, sipas Matthieu Mole, president i organizatës së shoqërisë civile Forces Vives.
Viktimat jetonin në shtëpi të cilat ishin ndërtuar buzë një mali.
Guvernatori Cesar Limbaya Mbangisa tha se makineritë janë dëshpërimisht të nevojshme për të ndihmuar në pastrimin e mbeturinave dhe përpjekje për të shpëtuar çdo të mbijetuar.



