Ergi Hasani: Pjesëmarrja ime e parë në “Kënga Magjike” me këngën “Dashuri e fundit”

Ergi Hasani: Pjesëmarrja ime e parë në “Kënga Magjike” me këngën “Dashuri e fundit”

Këngëtari i ri, Ergi Hasani, i njohur për performancat live në pub-et e Tiranës, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, me titull “Dashuri e fundit”, me të cilën konkurron për herë të parë në festivalin “Kënga Magjike”.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Ergi foli për emocionet e pjesëmarrjes së tij të parë, krijimin e këngës dhe pritjen që i është bërë nga juria e “Neë Artist”.

Është hera ime e parë në ‘Kënga Magjike’, dhe jam shumë i lumtur që më në fund mora guximin të jem pjesë. 

Këngën ‘Dashuri e fundit’ e kanë realizuar Marsel Gunga dhe Stivi Hushi, dy emra që më kanë kuptuar artistikisht.

Shpesh më kanë pyetur nëse kënga është e përjetuar personalisht. 

Jo, nuk jam zemërthyer! Ishte thjesht më mirë t’ua lija atyre që dinë të shkruajnë me ndjenjë.

Kam vite që këndoj live, por gjithmonë mendoja se nuk ishte momenti i duhur për festivale. Tani kuptoj se ishte pikërisht koha. Ishte një përvojë krejt tjetër. Emocionet e skenës së ‘Këngës Magjike’ janë të veçanta, nuk ka të krahasuar me skenën live të pub-eve.

Ergi flet per pritshmëritë në kategorinë ‘New Artist’. 

Në kategorinë ‘New Artist’ ndihesh edhe më i ekspozuar. 

Emocionet janë të mëdha dhe, sinqerisht, kisha frikë nga një ‘jo’. Edhe pse kam shumë vite që performoj, kjo skenë të mbush me emocione që të bllokojnë zërin.

Në performancën time të parë ndjeva sikur nuk po këndoja me zë, por me frymë. 

Ishte si një pengesë e brendshme. Më pas u çlirova dhe arrita ta përjetoja si duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy