Dështojnë negocialtat, PD nuk tërhiqet nga qeveria teknike

Dështojnë negocialtat, PD nuk tërhiqet nga qeveria teknike

Ka përfunduar pas rreth 3 orësh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Por edhe pse pati diskutime dhe propozime nga ana e ndërkombëtareve me anë të një video konference, sipas informacioneve nga PD-ja bëjnë medije se nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike.

Por grupi parlamentar ka vendosur që të vazhdohet me negociatat me mazhoranën.

Por gjatë mbledhjes së grupit parlamentar në selinë blu ka pasur edhe debate nga deputetët që janë kundër vijës së kreut demokrat Lulzim Basha.

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka theksuar se të lësh 600 mijë votues pa votë është gjenocid.

"Të lësh 600 mijë votues pa votë, gjenocid. Shitblerja e votës krim, por kërkon dy palë", ka thënë Bregu.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, se duhet pranuar paketa e ndërmjetësimit ndërkombëtar.

"Të gjithë duhet të luftojmë fort për të arritur maksimumin e kauzës sonë dhe mund të them se nuk tradhtojmë askënd në rast se pranojmë edhe një paketë serioze të ofruar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve", theksoi Patozi.

Ndërsa ish-kryetarja e Kuvendit dhe numri dy i PD Jozefina Topalli deklaroi se nuk dua të them asgjë pas kësaj bisede. "Jam e sigurt që duhet gjetur një zgjidhje dhe Basha do e gjejë një zgjidhje", tha Topalli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy