SHBA-Hungari, një përpjekje për ta larguar Orbanin nga “miqësia” me Kinën dhe Rusinë

SHBA-Hungari, një përpjekje për ta larguar Orbanin nga “miqësia” me Kinën dhe Rusinë

Administrata Trump pritet të ftojë kryeministrin hungarez Viktor Orban në Uashington këtë muaj, për atë që do të ishte një grusht shteti për marrëdhëniet me publikun për liderin e Europës Qendrore, i cili i ka hedhur poshtë normat demokratike dhe kërkon ndryshimin e asaj që ai e quan "demokraci joliberale".

Sipas katër zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarë të SHBA-ve që kanë dijeni për bisedimet, të cilëve u referohet “Foreign Policy”, Orban pritet të takohet me Presidentin Donald Trump në mes të majit, edhe pse nuk ka ende një datë të saktë. Një vizitë e tillë vjen pas asaj që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi në Budapest në shkurt të këtij viti.

“Kohët e fundit ka ndodhur shpesh që SHBA-të kanë qenë të mungura në Europën Qendrore. Kjo është e papranueshme. Këto vakume mund t’i mbushin rivalët tanë”, ka thënë Pompeo gjatë vizitës.

Pompeo i kërkoi Hungarisë dhe fqinjëve të saj të kundërshtonin marrëdhëniet më të ngrohta me Rusinë dhe marrëveshjet ekonomike me Kinën.

Orban e ka konsoliduar pushtetin në Hungari nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe kontrollit të gjyqësorit. Ai akuzohet si shtypës i lirisë së medias, ndërsa kritikët e akuzojnë për mbylljen e universitetit të hapur nga George Soros në Budapest.

Vendi i tij është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por pavarësisht kësaj, Orban ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin dhe e ka ka shfaqur interes për Kinën dhe marrëveshjen e investimeve të infrastrukturës në vlerë miliarda dollarë, si pjesë e iniciativës ambicioze “Belt and Road”.

Një vizitë e tillë shënon njëfarë kthese në marrëdhëniet ems dy vendeve. Administrata e Obamës e pati ngrirë bashkëpunimin me homologët hungarezë të nivelit të lartë dhe pati penguar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të gjashtë hungarezë të lidhur me qeverinë.

Administrata Trump ka nisur një fushatë globale për të frenuar përhapjen e investimeve kineze në infrastrukturë dhe teknologji në Evropë dhe Azi dhe ka kërkuar nga aleatët europianë që të mbajnë larg Pekinin nga rrjetet e telekomunikacionit 5G. Megjithatë, një takim i mundshëm me Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk e ka penguar hapjen e Orbanit ndaj Kinës.

"Orban do të përfitojë nga kjo vizitë pasi të kthehet në vendin e tij, pasi padyshim një shtrëngim dore me Trump do të interpretohet sikur Shtetet e Bashkuara mbështesin veprimet e tij anti-demokratike", thotë Rob Berschinski i “Human Rights First”. "Shtetet e Bashkuara nuk mund të japin shumë, ndërkohë që marrin pak”, thekson ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy