Kriza për prodhimin e qumështit, Çela: Është rritur 300% kostoja për lëndët e para, domosdoshmëri subvencionimi

Kriza për prodhimin e qumështit, Çela: Është rritur 300% kostoja për lëndët e para, domosdoshmëri subvencionimi

Fermeri Dashamir Çela në nëj lidhje skype më MCN Economy foli në lidhje me krizën e produkteve të qumështit ku u shpreh se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të politikave të këqija të marra nga qeveria kundrejt blegtorisë.

Ai tha se kjo situatë ka ardhur si rezultat i rritjes së kostos së naftës dhe plehrave kimikë, ndërsa shtoi se janë rritur me 300% lëndët e para. Sipas tij duhet të ndalohet importi i bulmetrave nga vendet e huaja ndërsa sheh si zgjidhje të gjithë kësaj subvencionimin.

Ka që nga 2018 që janë marrë masa kundra fermerëve shqiptarë si mos subvencionimin e qumështit, pastaj erdhi pandemia 2020, 2021 po ashtu kohë luftë, problemet shumë të mëdha pastaj çmimi i lartë i naftës, çmimet e imputeve bujqësore janë rritur. Është rritur nafta, plehrat kimike, janë 300% çmime të rritura. Uji i vaditjes ka mungesë të theksuar sepse në behar klima ka ndryshuar dhe thatësirat janë të mëdha. Blegtoria ka dështuar për shkak të mos subvencionimit nga ana e qeverisë, kjo sjell dhe mungesa të mëdha të qumështit. Jemi drejt falimentimit, momentalisht kam 40 krerë lopa dhe viça, kemi problem tjetër te importi i lopëve të qumështit. Qeveria ka vënë taksë për lopën e qumështit, ndihmon Serbinë dhe na shkatërron ne, na ka vënë zhdoganimin sikur po importojmë makinë dhe jo një lopë. Qeveria jonë është duke punuar së prapthi.

Më tej ai theksoi se ministria e bujqësisë duhet të ulet urgjentisht për jë zgjidhje të ëksaj situate por që sipas Çelës ata se kanë fare ndërmend të flasin me fermerët. Ai thekson se ata duhet të ndalojnë importin nga vendet e tjera, të heqin doganat për të futur lopë në Shqipëri sepse po paguajnë 500 euro doganë për një lopë nga jashtë.

Duhet të ndalohet importi i bulmetrave nga vendet e huaja. Kjo është një politikë që po luhet për të vrarë blegtorinë tonë, vrasje e blegtorisë shqiptare, po mundohen me çdo kusht, i heqin akcizën qumështit pluhur, hirës që sjell Serbia, ndërsa Shqipëria duhet të paguajë miliona euro doganë. Jemi në disavantazh me importuesit. Kjo është e vetë qëllimshme, për të na zhdukur nga ky vend. Subvencionet janë të gjithë botën, edhe Gjermania e bën këtë, por sërish bujqësia vdes nëse nuk subvencionohet, pastaj ne e kemi të domosdoshme sepse për të bërë turizëm në Shqipëri duhet dhe bujqësi. Zgjidhja është subvencionimi, nafta të shpërndahet, heqja e çdoganizmit, dhe heqja e tvsh së gjësë së gjallë nga vendet e huaja. Kërkojmë subvencionim, 100 lekë për litër qumësht.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy