
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzon Rusinë se po vepron në mënyrë "të pabesë" pas sulmeve vdekjeprurëse nga dronët dhe raketat "kamikaze".
Rusia vret civilët, godet banesat, infrastrukturën.
Kështu deklaron Zelensky në një postim në mediat sociale.
Sot, si pasojë e sulmit të pushtuesve në një ndërtesë banimi në Kiev, tashmë kanë vdekur katër persona, mes tyre edhe një familje e re që priste një fëmijë. Terrori duhet të humbasë dhe do të humbasë, dhe Ukraina do të mbizotërojë.
Ndërkohë ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian kanë miratuar "Eumam Ukraine", një mision të ndihmës ushtarake në mbështetje të Ukrainës, i cili do të përdoret për të trajnuar 15 mijë ushtarë ukrainas në tokën evropiane për dy vjet.
Stërvitja e trupave të ushtrisë së Kievit do të synojë forcat e ushtrisë kombëtare dhe forcat e Mbrojtjes Territoriale që mbledhin Legjionin Ndërkombëtar të formuar nga vullnetarë të huaj. “Eumam Ukraine” do të operojë në territorin e shteteve anëtare të BE-së dhe do të ketë si seli Brukselin.
Zëvendësadmirali Hervé Bléjean, Drejtor i Kapacitetit të Planifikimit dhe Sjelljes Ushtarake (MPCC) të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (SEA) do të jetë komandanti i misionit. BE-ja do të vërë në dispozicion 106 milionë euro për misionin.



