
Presidenti argjentinas, Javier Milei, tërhiqet nga nisma për rritjen e pagës së tij dhe të anëtarëve të qeverisë së tij.
Kreu i shtetit e njoftoi vendimin nga profili i tij X.
Vendimi vjen pas kundërshtimit të opozitës.
Në të njëjtin postim, Milei etiketoi ish-presidenten progresiste Cristina Fernandez de Kirchnerm e cila e bllokoi atë në mediat sociale.
“Meqë e pashë kaq të shqetësuar për pensionet – shkruan Milei – çfarë thoni nëse i anuloj 14 milionë pesos (mbi 15 mijë euro) që merr dhe i caktoj një pension minimal, mendoj se nuk do të ankohet”.



