Tregtia online/ Pinderi: Konsumatori i përgatitur, mendësia e sipërmarrësve e ka lënë Shqipërinë të fundit!

Tregtia online/ Pinderi: Konsumatori i përgatitur, mendësia e sipërmarrësve e ka lënë Shqipërinë të fundit!

Valer Pinderi, kryetari i shoqatës e-commerce deklaroi në emisionin “MCN Economy” se tregtia online pritet të rritet deri në 30 për qind në vitet në vazhdim dhe do të jetë industria e të ardhmes.

Ai tha se konsumatori shqiptar është totalisht i përgatitur për të blerë online, por faji është i kompanive që nuk dinë të ofrojnë shërbimin e duhur.

"Do vazhdojë të rritet me ritme të larta, diku te 30 për qind pritet të rritet në vazhdim. Pandemia ka ndikuar të rritet pak më shpejt, edhe konsumatori të kuptojë pak më herët benefitet e blerjes online, është industri e të ardhmes dhe duket se po vjen edhe në Shqipëri, ndonëse të fundit në Evropë. Rritja e tregtisë online për këtë vit do jetë 15 për qind, vitin tjetër do jetë diku te 30 për qind.

Konsumatori është totalisht gati në Shqipëri për të blerë online, faji është i kompanive që nuk dinë ta ofrojnë si duhet. Dija me mundësinë në biznes është e njëjta gjë. Nëse përpiqesh e gjen zgjidhjen. Kompanitë tradicionale janë në rehat, kanë pikat fizike që janë mësuar, kanë sisteme monopolistike dhe nuk zhvillohen. E ardhmja është online, nëse këto nuk zhvillohen, do të zhvillohen kompani të reja që po ua marrin tregun. Mendoj që jemi shumë mbrapa dhe është përgjegjësia totale e kompanive që të përmirësojnë standardin.

Ka statistika, mbase s’janë zyrtare dhe të sakta. Ne lejen gjatë pandemisë e morëm të gjithë online. Nuk mund t’u vëmë më fajin konsumatorëve. Avantazhi i parë është që optimizon koston. Pjesa e informalitetit është shumë e frikshme në Shqipëri. Shitja online është e njëjtë si shitja offline. Duhet trafik njerëzish në dyqan që të kthehen në blerës, mënyra se si sigurohen është krejtësisht ndryshe. Pronarët shikojnë këtë vështirësinë e ndryshimit dhe heqin dorë. Është mentaliteti i pronarëve, jo i konsumatorëve.

Pinderi thotë se informaliteti në këtë treg, ku shumë dyqane nuk regjistrohen, na bën të mbetemi mbrapa pasi biznesi nuk digjitalizohet dhe nuk rritet. 

"Është shumë jo formal si treg, por e gjithë ekonomia është e tillë. Ky treg është në fillimet e veta që u lejon edhe dyqaneve të mos regjistrohen fare. Kjo nuk është e lidhur vetëm me online-in, por online amplifikohet. Ky është realitet i gabuar sepse bën të mbetemi mbrapa, sepse bën që të mos digjitalizohen bizneset, sepse sistemet janë. Bizneset s’janë të gatshme ta implimentojnë sepse ka kosto. Të gjithë atë energji, zgjuarësi, e harxhojnë për të manipuluar tregun, ndërkohë që duhet ta bëjnë për të rritur biznesin. Ka frikë se mos bëhen biznes i madh sepse taksohen më shumë! Kjo bën që informaliteti të shkatërrojë të gjithë ekonominë në Shqipëri”.  

Pinderi theksoi se qendrat tregtare po përgjysmohen në SHBA dhe e ardhmja është online. Ai u shpreh se mendësia e sipërmarrësve e ka lënë Shqipërinë të fundit.

"Ne do të bëjmë ç’është e mundur që t’i bëjmë njerëzit të blejnë online. Kërkon impenjim dhe përkushtim që të arrihet të shkohet në atë drejtim. Kam 12 vjet që jam në këtë industri. Janë 8 payment systems të pagesës në Shqipëri, dhe bizneset nuk i integrojnë. Problem është mindset-i. E gjithë e ardhmja është online. Ne po mendojmë që fëmijët tanë do jetojnë online dhe kemi dilema a do shesim apo jo online! Nga 2012 janë përgjysmuar qendrat tregtare në SHBA, kjo do ndodhë edhe në Shqipëri. Mendësia e sipërmarrësve e ka lënë Shqipërinë të fundit”.

Pinderi tha se 95 për qind e blerjeve online në Shqipëri bëhen përmes pagesës dorazi në cash.

"Fakti që ka shumë cash është problem për të gjithë ekonominë, sepse sipërmarrësit nuk fokusohen të avantazhi konkurrues, por si t’i shpëtojnë evazionit. Flasim për tatimet, TVSH-në, biznesi i madh, biznesi i vogël. Pjesa online impaktohet deri diku. Aktualisht metoda e pagesës në dorëzim është 95 për qind në Shqipëri. Kjo është thjesht një metodë pagese, jo metodë blerje. Në Shqipëri s’besoj se kanë institucione formale që shesin me kriptomonedha"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy