Jonaid Myzyri është emëruar në detyrën e drejtuesit të Operatori i Blerjeve të Përqendruara, duke marrë kështu drejtimin e institucionit përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e procedurave të përqendruara të prokurimit publik në vend.
Myzyri zëvendëson Arlinda Pogaj, e cila u lirua nga detyra pak ditë më parë.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara luan një rol kyç në sistemin e prokurimeve publike, pasi përmes tij realizohen blerje të përbashkëta për mallra dhe shërbime të ndryshme, duke synuar uljen e kostove dhe rritjen e eficiencës administrative për institucionet publike.
Në vitin 2025, SPAK e mori kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin të pandehur për akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, lidhur me një procedurë prokurimi të vitit 2020.
Më pas, pas hetimeve, prokurorët e SPAK deklaruan se nuk u provua kryerja e një vepre penale dhe kërkuan pushimin e çështjes.



