SHBA sulmon tri objekte bërthamore/ Irani kërcënon me "pasoja të përjetshme" pas bombardimeve

SHBA sulmon tri objekte bërthamore/ Irani kërcënon me "pasoja të përjetshme" pas bombardimeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara kanë goditur tri objekte bërthamore në Iran, duke theksuar se operacioni ishte një sukses i plotë. “Sulmi është realizuar me sukses ndaj tri instalacioneve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. 

Të gjitha avionët tani janë larguar nga hapësira ajrore iraniane,” shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

Trump shtoi se mbi kompleksin e Fordow-it është hedhur një "ngarkesë e plotë bombash", ndërsa të gjithë avionët janë në rrugën e kthimit në SHBA. Presidenti i SHBA-së e konsideroi këtë ngjarje një "moment historik për SHBA-në, Izraelin dhe të gjithë botën."

Në përshkrimin e tij, Trump nënvizoi se tani Irani duhet të ndalë agresionin dhe të pranojë përfundimin e konfliktit. Ai gjithashtu shpërndau një fotografi me mbishkrimin "Fordow ka marrë fund."

Siç raportoi BBC, për këtë operacion janë përdorur bombarduesit B2 të njohur amerikanë, të cilët realizuan sulmin mbi objektet strategjike bërthamore.

Shërbimi i urgjencës së Izraelit, Magen David Adom (MDA), thotë se 11 persona të plagosur po dërgohen në spital pas sulmeve të fundit iraniane.

Midis të plagosurve është një burrë 30-vjeçar me një plagë nga shrapneli në pjesën e sipërme të trupit. 10 personat e tjerë kanë lëndime të lehta me mavijosje.

Edhe Irani ka pranuar sulmin në Fordow. Morteza Heydari nga menaxhmenti i krizave në provincën Qom ka thënë se “një pjesë e zonës bërthamore në Fordo ishte në sulm ajror”, sipas agjencisë së lajmeve “Tasnim”. Irani po ashtu ka konfirmuar goditjet edhe në Natanz e Isfahan.

Ndërkohë, sipas transmetuesit izraelit, “Kan”, zyrtarë izraelitë kanë thënë se kanë qenë në “koordinim të plotë” me SHBA-në për sulmet në Iran.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, i dënon sulmet amerikane si "të shëmtuara" dhe thotë se Irani po rezervon "të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin e tij".

"Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të shëmtuara dhe do të kenë pasoja të përjetshme. Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet për këtë sjellje jashtëzakonisht të rrezikshme, të paligjshme dhe kriminale", shkruan ai në një postim në X.

Araghchi shton se SHBA-të kanë "kryer një shkelje të rëndë" të kartës së OKB-së si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Izraeli dhe Irani kanë këmbyer sulme ajrore që nga e premtja e shkuar. Izraeli sulmoi bazat ushtarake dhe bërthamore të Iranit me pretendimin se ato kërcënojnë ekzistencën e shtetit izraelit. Ndërkohë Irani u hakmor duke lëshuar vazhdimisht raketa në drejtim të Izraelit.

SHBA-ja ka thënë se e ka mbështetur Izraelin, teksa Trumpi i pati dhënë maksimumi dy javë afat Iranit që të arrijë paqen dhe të heqë dorë nga programi bërthamor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy