Kalimi i stafetës nga Cakaj të Xhaçka/ Rama për arsyen e shkarkimit të Cakaj: Do stimulonte keqkuptime në OSBE

Kalimi i stafetës nga Cakaj të Xhaçka/ Rama për arsyen e shkarkimit të Cakaj: Do stimulonte keqkuptime në OSBE

Kryeministri Edi Rama sot ka organizuar një takim me Gent Cakajn dhe Olta Xhaçkën. Cakaj i ka dorëzuar Xhaçkës postin  e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Gent Cakaj ka folur për herë të fundit si ministër i Jashtëm. Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Cakaj rendit arritjet në këto dy vite, ndërsa tha se do të vazhdojë të japë angazhimin e tij për Shqipërinë.

“Shqipëria ka kryer të gjitha detyrat në kuadër të procesit të Berlinit. Shqipëria ka një lidership të shtuar në organizatat rajonale.

Kemi bërë një punë voluminoze në procesin e integrimit evropian. Është marrë vendimi për çeljen e negociatave.

Unë jam i lumtur që Xhacka do ti prijë delegacionit të Shqipërisë në konferencën e parë ndërqeveritare. Kryeministri në cilësinë e ministrit të jashtëm ka bërë përfaqësimin më dinjitoz në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE.  Kjo ka lënë gjurme edhe në vetë funksionimin e organizatës. Shqipëria posedon një plan të qartë sa i përket këshillit të sigurimit.

Përmbyllëm projektet e –visa. Kjo e bën Shqipërinë më të qasshme ndërkombëtarisht. Angazhimi im për Shqipërinë do të vazhdojë. Unë do të vazhdoj angazhimin në Shqipëri. Shqipëria për mua ka qenë një ëndërr historik. Unë do ta mbaj dhe në çfarëdo cilësie që do të më gjejë e nesërmja. Dua ti them farë hapur që unë nga sot, do të jem mbështetësi juaj, që ju të shkëlqeni si një zonjë e hekurt në krye të diplomacisë shqiptarë”, tha Cakaj.

Kryeministri Rama është shprehur se tashmë institucioni i ministrisë së Jashtme do të ketë një person me të drejta të plotë. Rama  tha se mosdekretimi i ministrit të Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta, formalisht, mund të kthehej në një mmundësi për të stimuluar keqkuptime brenda OSBE. Ndër të tjera ai ka thënë se ndihet i lehtësuar që këtë angazhim do ja kaloj Oltës.

“Unë besoj që në këtë periudhë 2 vjeçare detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion, janë përballur me dinjitet, me profesionalizëm, me sukses. Padiskutim që për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do ishte krejt e panevojshme sepse Genti ka pasur dhe ka të gjitha kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht.

Nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar që për shkak të formalitetit, mungesa e një ministri të jashtëm të dekretuar të kthehej në mundësi për të stimuluar keqkuptime brenda familjes së madhe të OSBE.

E mora këtë angazhim dhe jam shumë i lehtësuar sot sepse këtë angazhim mund tja kalojë Oltës. Për këtë kalim kemi pasur një dakordësi me Gentin. Në këtë fazë Ministria e Jashtme duhet të të ketë një drejtues me funksion të plotë, jo vetëm përmbajtësor por edhe formal.

Dua jo për formalitet por për hir të së vërtetës që ta falenderoj nga zemra Gentin për gjithcka që bëri këto 2 vite në këtë detyrë aspak të lehtë. Përtej faktit që u godit në mënyrë sa absurde aq dhe të shëmtuar dhe për të qenë i paragjykuar, ia doli që sidoqoftë ta mbajë me sukses barrën dhe të tregojë hap pas hapi cilësitë e tij të veçanta, që jam i bindur do ketë kohën ti shpalosë të plota në të ardhmen.

Nga ana tjetër, me vjen mirë që stafeta i kialon Oltës. Është në lartësinë e duhur për ta marrë këtë stafetë dhe për ta çuar përpara punën e këtij institucioni. Ky institucion ka bazë të kahershme, shumë solide, por si cdo hapësirë tjerë e jetës institucionale, ka patjetër nevojë jo vetëm për të cuar përpara punët dhe marrëdhëniet me të tjerët, por dhe ripërtëritjen për të qenë në lartësinë e kohës dhe në lartësinë e sfidave që sjell koha.

Olta do jetë drejtuesi i parë në Ministrinë e Jashtme që do ketë mundësinë të jetë e këshilluar nga unë dhe Genti. Do ketë këshilltar të drejtpërdrejtë edhe mua edhe Gentin”. ka thënë Rama.

Nga ana e saj, ministrja e re e jashtme Olta Xhaçka, në fjalën e saj tha se Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë, pasi është pasqyrë e shtetit shqiptar në sytë e botës.

“Ky ishte një vit dramatik. Dua të falënderoj kryeministrin Rama dhe kam respekt edhe për Cakaj, për profesionalizmin që ta treguar në detyrë. Jam e privilegjuar që do të kem këshilltarë juve të dy (Rama e Cakaj). Puna juaj e bën punën time shumë më të lehtë.

Nuk më duhet të shpik rrotën, përkundrazi. Por, unë nuk do mjaftohem me atë që kanë bërë ministrat më herët, por të punoj sa më shumë për vendin tonë. Do reformoj shërbimin tonë diplomatik. Kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim, sepse është Shqipëria në dytë e botës. Vendi ynë duhet të shkëlqejë edhe në Këshillin e Sigurimit”, tha Xhaçka.

Olta Xhaçka nënvizoi se është nder i madh për të, fakti që i është besuar posti i ministres së Jashtme të Shqipërisë, duke shtuar se do përpiqet ta shlyejë me punë detyrën.

“Për mua është një nder shumë i madh që jam besuar në këtë detyrë, jam falënderues ndaj kryeministrit dhe parlamentit. Këtë borxh që kam ndaj kryeministrit dhe parlamentit të vendit tim, do përpiqem që ta shlyej me punë. Do të jem objektive që të mos ketë asnjë problem në këtë ministri. I suksesshëm qoftë ky vit, edhe në diplomaci. Do bëj maksimumin për të çuar përpara atë që Cakaj e kryeministri kanë arritur.”, deklaroi Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy