Politologu Ilir Kalemaj e sheh tërësisht jo transparente procedurën që i ka paraprirë ngritjes së komisionit antikorrupsion. Në studion e MCN Live, Kalemaj tha se edhe kontraktimi i Boston Consulting Group nga qeveria ka shumë pyetje të cilave nuk u është dhënë përgjigje.

Organet e reja të drejtësisë kanë kryer një punë duke goditur krimin qeveritar. Ne jemi përkeqësuar në indeksin e TIA për korrupsionin. Rama e ka gjykuar të arsyeshme që brenda një jave të dalë me këtë koncept ide. Pra çfarë do të bëjë ndryshe ky komision nga organet e antikorrupsionit, të reja dhe ekzistuese.

Tani u dashka një strukturë parlamentare e të njëjtës ngjyrë që është qeverisja. Më duket e pasens. Edhe kontrata e re me Boston Consulting Group nuk ka asgjë të re, në asnjë vend ajo nuk ka qenë për korrupsionin. Fusha e saj e ekspertizës nuk është korrupsioni. Kush është procedura e tenderimit që është bërë për të? Si është vendosur? Pra kemi përsëritje të skenarit të inceneratorit.

Në të kaluarën kjo kompani ka bërë konsulencën e princit të Arabisë Saudite, i cili e ka përdorur për të luftuar kundërshtarët. Mos kemi përsëritje të të njëjtit skenar?

Pse duhet ky grup, një komision që opozita nuk e ka pranuar deri tani? Nuk na është sqaruar asgjë. Është vendosur brenda 10 ditësh dhe ka kaluar me shpejtësi, është miratuar.

Dy janë ose qeveria e bën për marrëdhënie me publikun, ose për të kufizuar SPAK-un. Qeveria i ka në dorë të gjitha. Pse duhet të krijojë një komision të tillë?