Tenderi 3.5 mln dollarë i materialeve shëndetësore/ PD: U zhdoganuan me 3 euro, u blenë me 6.4 euro (VIDEO)

Tenderi 3.5 mln dollarë i materialeve shëndetësore/ PD: U zhdoganuan me 3 euro, u blenë me 6.4 euro (VIDEO)

Partia Demokratike ka denoncuar sot atë që e cilëson si skandalin me tenderin 3.5 milion dollarë të materialeve mbrojtëse shëndetësore.

Në një dalje publike para Ministrisë së Shëndetësisë, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, lëshoi një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në emër të PD-së, Vokshi tha se qeveria i bleu me 2 fishin e çmimit të tregut këto pajisje mjekësore.

"Ky është vendimi i qeverisë që e klasifikon sekret tenderin urgjent të 21 marsit për blerjen e pajisjeve mbrojtëse spitalore. Me këtë vendim, Edi Rama mban të fshehur çmimet e këtyre blerjeve skandaloze. Por ne i kemi zbuluar ato dhe sot do t’ia bëjmë të njohur qytetarëve shqiptarëve atë që qeveria fsheh me tenderin 3.5 milionë dollarë. Pse themi që ka një abuzim skandaloz që fare mirë mund të quhet edhe vjedhje në kohë pandemie?! Sepse janë blerë maska dhe pajisje të tjera spitalore me dyfishimin e çmimit në disa raste edhe me trefishin e çmimit të zhdoganuar", tha Vokshi.  

Ish-deputetja demokrate solli një shembull konkret.

"Bleva dje pasdite në farmaci një maskë mbrojtëse nga ato që ka bkerë edhe qeveria. Çmimi ishte 4 mijë lekë. [TREGON MASKËN DHE FATURËN], Sa lekë e ka blerë Qeveria shqiptare këtë maskë 4 mijëlekëshe? Plot, dyfishin e cmimit, me 8 mijë lekë të vjetra. Pra me pakicë blihet 4 mijë lekë, ndërsa më shumicë Qeveria e blen nga kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED” me 8 mijë lekë të vjetra. Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete, me mungesë transparence, krimi bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur. Të pranosh të blesh 8 mije lekë një maskë që me pakicë në farmaci shitet 4 mijë lekë do të thotë vjedhje në mes të ditës", tha ajo.

Vokshi shtoi se kjo vjedhje ka ndodhur edhe me materialet e tjera të blera me këtë tender.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy