Huawei do të hapë tetë dyqane të reja në Europë

Huawei do të hapë tetë dyqane të reja në Europë

Huawei riafirmon dëshirën për të vazhduar të jetë tregun europian, duke njoftuar investime të reja. Kompania ka bërë me dije se do të hapë tetë dyqane kryesore në Spanjë, Francë, Belgjikë, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar dhe Itali, të cilat në vitin 2017 përuruan dyqanin e parë Evropian. Kjo u njoftua nga kompania gjatë panairit të teknologjisë Ifa në Berlin, "duke synuar një prani më të fortë në zonë dhe duke ofruar qindra punë të reja".

"Në dekadën e fundit ne kemi investuar 82 miliardë dollarë në kërkim dhe zhvillim për të vazhduar të promovojmë inovacionin. Ne jemi në vendin e pestë në përgjithësi në renditjen e investimeve industriale në këtë sektor në Evropë në 2019. Një angazhim që rritet dita-ditës", tha Ëalter Ji, Zëvendës President i Grupit të Biznesit të Konsumatorëve, Huaëei.

Falë kësaj pranie gjithnjë e më të fortë në territor, Huawei do të jetë në gjendje të ofrojë qindra punë të reja, duke ndihmuar të jetë një pjesë integrale e suksesit dhe rritjes ekonomike të Evropës.

Në IFA, Huawei foli gjithashtu për dyqanin e tij dixhital, AppGallery, "tashmë dyqani i tretë i aplikacioneve në botë, me 1.6 milion zhvillues të regjistruar, që korrespondon me një rritje prej 76% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar" e cila regjistron "mbi 5,000 aplikacione të reja të disponueshme çdo muaj në dyqan".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy