Nuk ka asnjë të mbijetuar midis 242 personave që ishin në bordin e avionit Boeing 787 Dreamliner të Air India me destinacion Londrën, i cili u rrëzua sot në një zonë banimi vetëm pak sekonda pas ngritjes nga qyteti indian i Ahmedabadit.
Lajmi u raportua nga shefi i policisë lokale, i cituar nga mediat indiane dhe ndërkombëtare, bazuar në hetimet paraprake të kryera deri më tani.
Deri më tani janë gjetur 204 trupa.
Mediat e huaja shkruajnë se 50 deri në 60 studentë që studiojnë mjekësi u dërguan në spital pasi avioni i Air India u rrëzua në një konvikt.



