Organizoi takim kulturor gjatë pandemisë, gjobitet kryebashkiaku i Skraparit

Organizoi takim kulturor gjatë pandemisë, gjobitet kryebashkiaku i Skraparit

Policia e Skraparit ka gjobitur kryebashkiakun e Skraparit, pasi akuzohet se organizoi një takim në kundërshtim me masat anti-Covid. Sipas burimeve nga policia, kryebashkiaku Adriatik Memaj është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me masat anti-Covid.

Organizoi një takim kulturor në kundërshtim me masat anticovid, ndëshkohet me masë amdinistrative 1.000.000 lekë. Shërbimet e Policisë Skrapar kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin A.M. zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19’”, njoftoi policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy