Përgjimet dhe skandale presidenciale/ Edhe politika e Brazilit trazohet nga publikimi i bisedave

Përgjimet dhe skandale presidenciale/ Edhe politika e Brazilit trazohet nga publikimi i bisedave

Përgjimet kanë trazuar edhe politikën braziliane. Bisedat e publikuara nga “The Intercept Brasil” kanë zbuluar bisedat e ministrit aktual të Drejtësisë, Sergio Moro, gjatë kohës kur ishte gjyqtar dhe kishte në shqyrtim një rast korrupsioni. Në përgjime, Moro dëgjohet teksa tallet me avokatët e ish-presidentit Luiz Inácio Lula da Silva dhe jep direktiva për strategjinë që prokurorët duhej të ndiqnin me mediat.

Përgjimet i hodhën benzinë “zjarrit” të politikës në Brazil. Gazeta më e madhe në vend, “Folha de São Paulo”, shkruan se përgjimet të bëjnë të mendosh se zyrtarët i kanë "injoruar kufijtë e ligjit", ndërsa UOL, një uebsajt lajmesh, shkruan se juristët po i shohin këto përgjime si “varr”. Faqja citon kreun e Shoqatës Kombëtare të së Drejtës Penale, i cili është shprehur: "Kjo është e paimagjinueshme në çdo demokraci. Është e frikshme."

Mes bisedave të publikuara është edhe ajo me një prokuror të lartë - një pjesëtar i ekipit që punonte në rastin e korrupsionit të operacionit Car Wash. "Ndoshta, nesër, duhet të përgatitni një njoftim për shtyp. Tashmë mbrojtja e ka vënë në skenë shfaqjen e saj të vogël”, thotë ai duke iu referuar avokatëve të ish-presidentit Lula.

Këshillat e Moro ishte një devijim i madh nga strategjia e mëparshme e komunikimit, por prokurorët vepruan siç i udhëozoi ai, çka tregon bashkëpunim joetik mes dy palëve në rastin që dërgoi Lulën në burg për korrupsion, duke e bërë politikanin më të njohur në Brazil të papërshtatshëm për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

Bisedat e botuara rishtazi vijnë nga një arkiv i dokumenteve, që i janë dhënë “Intercept Brasil”-it nga një burim anonim. Përgjimet përfshijnë vite të tëra komunikimesh private të taks forcës së prokurorisë që ngriti akuzat për rastin “Car Ëash”, hetimi më i madh kundër korrupsionit në historinë e Brazilit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy