Digjen ‘Sarajet’ në qendër të Tiranës, Veliaj: Nga sot Monumenti Kulturor do ruhet 24 orë (VIDEO)

Digjen ‘Sarajet’ në qendër të Tiranës, Veliaj: Nga sot Monumenti Kulturor do ruhet 24 orë (VIDEO)

Në mesnatë është përfshirë nga zjarri godina e “Sarajeve” në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në orën 23.40, ndërkohë që dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën të ditur se nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut.

Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur për shuarjen e flakëve, duke eliminuar rrezikun e madh që e gjithë ndërtesa të digjej.

Kryebashkiaku i Tiranës reagon për “Sarajet e Toptanëve: I vunë flakën një  monumenti kulture, Rama ka autorizuar shpronësimin, ja çdo bëjmë (Deklarata)

Zjarri që kanë përfshirë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës dyshohet se ka qenë i qëllimshëm, teksa kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili largohet me vrap pasi i vuri flakët një nga godinave me arkitekturën më të veçantë në Tiranë. Autori i ka vënë zjarrin në 2 vatra nga dritarja e pasme.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili teksa ka publikuar edhe disa foto ku duket se si autori ka thyer xhamin e derës së pasme për t'i vënë flakën godinës.

Sipas tij, kanë qenë policët bashkiakë që kanë njoftuar sallën operative. Ai thotë se ka biseduar me kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar dhe se nga sot ka nisur regjimi 24 orë roje.

Mbrëmë, në orën 23:49, Policia Bashkiake, pranë AMK po, ata që sulmonte presidenti, kanë njoftuar sallën operative për zjarrvënie pranë monumentit të kulturës, të njohur gjerësisht si Sarajet. Në pak minuta, zjarrfikësit e Bashkisë së Tiranës kanë shuar zjarrin e qëllimtë në 2 vatra. Në dallim nga shumë objekte, për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje, si lodrat te Liqeni apo ngrehina e tallashit te Teatri Kombëtar, objekti Sarajet është monument kulture. Dje, nën stilin e shkollës “Kosova”, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme, që pronarët të ndalojnë shpronësimin.

Kamerat e sigurisë kanë kapur zjarrvënësin teksa largohet përballë ‘Torre Drin’, ndërkohë Policia e Shtetit po punon për ta çuar në pranga. Por, zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit, edhe për këta nuk do ketë mëshirë! Politikanë që ditën merakosen për lodrat, e natën i vënë zjarrin qytetit. Në mesnatë bisedova me Kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet, si një nga aktet e para të qeverisë së re. Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr gjersa të bëhet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!

Ngjarjet do rrjedhin si me poshtë:

1.Shpronësim për 18 pronarët (jo të gjithë janë politikanë piromanë).

2.Shpallje Muze, si ish-Legata e Parë e SHBA në Tiranë dhe monument kulture.

3.Rikonstruksion dhe hapje për publikun.

Mirënjohje zjarrfikësve dhe policisë për mbrëmë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy