“Lufta” Kinë-SHBA kalon në një nivel tjetër: Nuk ka viza për amerikanët me lidhje antikineze

“Lufta” Kinë-SHBA kalon në një nivel tjetër: Nuk ka viza për amerikanët me lidhje antikineze

Kina pritet të kufizojë dhënien e vizave për shtetasit amerikanë që kanë lidhje me grupet antikineze. Një masë e tillë vjen pas kufizimeve të ngjashme që ShBA-të kanë ndërmarrë për shtetasit kinezë, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve vijojnë të acarohen.

Ministria e Sigurisë Publike e Kinës ka hartuar prej muajsh një strategji të re që parashikon reduktimin e shtrëngimin e procedurave të vizave për çdo të punësuar, ose të sponsorizuar, nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe grupet e të drejtave të njeriut.

Ndryshimet e propozuara pasojnë prezantimin e rregullave të ngjashme nga pala amerikane kundrejt studiuesve të huaj.

Rregullat kineze do të mandatojnë hartimin e një liste të institucioneve ushtarake amerikane dhe institucioneve dhe grupeve të të drejtave të lidhura me CIA, dhe shtimin e punonjësve të tyre në një listë të zezë vizash, sipas burimeve, që kanë folur për Reuters.

Kufizimet vijnë pas shqetësimit të shtuar në Pekin, se Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera po përdorin organizata të tilla për të nxitur protesta antiqeveritare në Kinë dhe në Hong Kong.

"Plani është diskutuar gjerësisht nga oficerët e lartë të policisë gjatë muajve të fundit, por ka më shumë të ngjarë të zbatohet pas protestave të Hong-Kongut dhe ndalimit të vizave amerikane për zyrtarët kinezë, një hap që u ndërmor në maj të këtij viti", tha burimi.

Administrata Kombëtare e Emigracionit të Kinës, e cila vepron nën Ministrinë e Sigurisë Publike, nuk është përgjigjur ende në lidhje me këtë kërkesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy