
Ajdin Morina është 29-vjeçari nga Gjakova që u arrestua mëngjesin e sotëm në rrugën pranë shtëpisë së Luana Vjollcës, ndërsa moderatorja e kishte denoncuar më herët në Prokuroinë e Tiranës.
Luana e kishte paditur të riun nga Kosova pasi e përndiqte prej muajsh, ndaj i ishte kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.
Në postimet e tij në Facebook, 29-vjeçari poston artikuj që kanë lidhje me aktualitetin shqiptar, apo me historinë tonë, po ashtu ai ka treguar vendet që ka udhëtuar gjatë muajve të fundit, në Gjermani apo Zvicër.
Më shumë se fans i Luanës, i riu duket se ushqente një lloj inati për të, pasi një nga postimet e vetme që lidhet me motrat Vjollca është një status i gjatë, ku kërcënon ata që bashkëpunojnë me to, ndërsa përdorë fjalë të pahijshme për t’i përshkruar dy moderatorët.
Po ashtu nga postimet kupton që i riu është një predikues i fesë islame.
Të njëjtin person Luana Vjollca e kishte denoncuar edhe në maj të 2020-s, por në atë kohë nuk u dha një njoftimin për reagimin e policisë.
Prej kohësh moderatorja 29-vjeçare shfaqet në publik vetëm në praninë e një truproje dhe lëviz me shofer personal.
Lexo edhe:
Përndiqte moderatohen Luana Vjollca, arrestohet 29-vjeçari nga Kosova



