KPA përjashton nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Regleta Panajoti

KPA përjashton nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Regleta Panajoti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur sot që të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti si dhe t’i heqë të drejtën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Gjithashtu, Kolegji vendosi edhe ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e konfirmoi me shumicë votash në detyrë Panajotin.

NJOFTIMI I PLOTË

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 51/2019, datë 17.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 169, datë 26.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.169, datë 26.06.2019, për subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti. Ndalimin e emërimit të znj. Regleta Panajoti gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy