Trump, letër aleatëve të NATO-s: Rrisni shpenzimet (VIDEO)

Trump, letër aleatëve të NATO-s: Rrisni shpenzimet (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump u ka dërguar nje letër zyrtare aleatëve të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Blegjikën, Norvegjinë dhe Kanadanë. Në letër sipas CNN, Trump u kërkon të rrisin shpenzimet për aleancën, teksa kërcënon se do të rishohë prezencën ushtarake amerikane në botë, nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë. Letra sipas mediave amerikane është dërguar muajin e kaluar, por përmbajtja e saj u bë publike vetëm tani, në prag të samitit të NATO-s në Bruksel javën e ardhshme. Burime diplomatike e kanë cilësuar letrën si shumë të ashpër duke u kërkuar aleatëve të rrisin shpenzimet, me argumentin se Shtetet e Bashkuara po humbasin durimin. Letra thuhet se ka patur të njëjtën përmbajtje, por mesa duket letra e dërguar te kancelarja Angela Merkel ka qenë më e ashpër.

Siç kemi diskutuar gjatë vizitës suaj në prill, po rritet zhgënjimi në Shtetet e Bashkuara se disa aleatë nuk janë angazhuar siç premtohet. "Vazhdimi i mungesës së shpenzimeve gjermane në mbrojtje minon sigurinë e Aleancës dhe siguron vlefshmëri për aleatët e tjerë që gjithashtu nuk planifikojnë të përmbushin angazhimet e tyre të shpenzimeve ushtarake, sepse të tjerët ju shohin si një model", citohet të ketë shkruar Trump në letrën drejtuar Merkelit, teksa sipas mediave Trump më tej lë të kuptohet se SHBA mund të ndryshojë prezencën ushtarake globale nëse aleatët e NATO-s nuk rrisin shpenzimet për mbrojtjen e tyre.

"Megjithatë, do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për të justifikuar qytetarët amerikanë pse disa vende nuk ndajnë barrën e sigurisë kolektive të NATO-s, ndërkohë që ushtarët amerikanë vazhdojnë të sakrifikojnë jetën e tyre jashtë ose të kthehen në shtëpi të plagosur rëndë", shkruanTrump për Merkel.

Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentojë mbi korrespondencën presidenciale, por një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i tha CNN-it: "Presidenti është i përkushtuar ndaj aleancës, siç ka thënë në mënyrë të përsëritur. Presidenti ka qenë gjithashtu i qartë se presim aleatët tanë të mbajnë pjesën e tyre të drejtë të peshës së përbashkët të mbrojtjes dhe të bëjmë më shumë në fushat që ndikojnë më shumë. Nuk ka mënyrë më të mirë për të sinjalizuar vendosmërinë e NATO-s sesa për çdo aleat që të ndajë burimet e nevojshme për të ndarë peshën e mbrojtjes tonë kolektive", thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy