
Reperja Nicki Minaj është kritikuar nga ministri i Shëndetësisë i Trinidad dhe Tobago pasi shkroi në “Twitter” se shoku i kushëririt të saj u bë impotent pasi mori vaksinën antiCovid.
Terrence Dyalsingh tha të mërkurën se postimi "i rremë" i kishte harxhuar kohë departamentit të tij.
Minaj ka shkaktuar reagime të shumta të ekspertëve të shëndetit në të gjithë botën të cilët janë të shqetësuar me dezinformimin e vaksinave.
NAJ) September 13, 2021
Deyalsingh tha se departamenti i tij ka regjistruar asnjë incident të tillë nga vaksinat dhe në asnjë vend në botë nuk është parë një rast i tillë.
Ai tha se ekipi i tij kishte kaluar të martën duke kontrolluar për tu "siguruar që ajo që Minaj po pretendonte ishte e vërtetë apo e rreme".
"Fatkeqësisht ne humbëm kaq shumë kohë dje për të hedhur poshtë pretendimin," tha ai.
Postimi në Twitter u kritikua gjithashtu nga shefi mjekësor i Anglisë, Chris Whitty, i cili tha se Minaj duhet të ketë "turp".
"Ka një numër mitesh që fluturojnë përreth, disa prej të cilave janë qesharake dhe disa prej të cilave janë krijuar për të trembur," tha ai. "Kjo ndodh të jetë një prej tyre. Kjo është e pavërtetë".
Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci tha se reperia "duhet të mendohet dy herë për përhapjen e informacionit që në të vërtetë nuk ka bazë".
Në fillim të kësaj jave, Minaj tha se kishte vendosur të mos vaksinohej për Met Gala dhe do të vaksinohej kur të kishte bërë mjaftueshëm kërkime.



