Vatra në Majën e Rrunës ende problematike, kërkohet ndërhyrja e helikopterit

Vatra në Majën e Rrunës ende problematike, kërkohet ndërhyrja e helikopterit

Situata në Majën e Rrunës në Kukës vijon të mbetet ende problematike.

Përmes një njoftimi për mediat, Mbrojtja Civile bën me dije se sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca të MZSH-së, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Gjithashtu kanë bërë kërkesë edhe për helikopter.

Ndërkohë, vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morinë zonë  e mbrojtur Mali Koritnikut. Sakaq, situata në Tropojë dhe Has paraqitet e qetë.

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës. Sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca të MZSH-së, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Kemi bërë kërkesë dhe për ndërhyrje nga ajri me Helikopter. Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin zonë  e mbrojtur Mali Koritnikut Nj.Ad Tërthore bashkia Kukës vazhdon të jetë aktive. Për izolimin e kësaj vatre janë angazhuar 5 punonjës të AZM Kukës dhe 10 forca nga Nj.Ad Tërthore bashkia Kukës.  Situata në bashkitë Tropojë dhe Has është e qetë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy