
Një stuhi që po godet pjesën perëndimore të shtetit të Nju Jorkut, po ngjall frikë dhe disa ekspertë amerikanë tashmë po flasin për një "stuhi historike" që mund të çojë në vdekje.
Raportohet se në disa zona, bora ka arritur deri në 2 metra lartësi.
Reshjet e dendura të borës tashmë kanë bllokuar disa rrugë dhe kanë anuluar fluturimet në fundjavën para Ditës së Falënderimeve.
Zonat më të prekura nga reshjet e borës janë ato të liqenit të Ontarios dhe në veri të qytetit të Buffalo.
Guvernatorja e shtetit Kathy Hochul deklaroi dje në mbrëmje se ekipet e punëtorëve po punojnë shumë për të vënë situatën nën kontroll, duke vlerësuar aftësinë për të parashikuar alarmin nga shërbimet e mbrojtjes civile të shtetit të Nju Jorkut.



