Ish-kryeministri belg viktimë e hakerëve kinezë

Ish-kryeministri belg viktimë e hakerëve kinezë

Ish-kryeministri i Belgjikës Guy Verhofstadt, njëherësh anëtar i Parlamentit Evropian, është viktima e fundit e një fushate spiunazhi të lidhur me shtetin kinez që synon zyrtarë të cilët punojnë në një komitet ndërparlamentar të fokusuar në Kinë.

Në mars, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lëshoi ​​një aktakuzë duke thënë se hakerët kinezë me lidhje me agjencinë kombëtare të spiunazhit, Ministrinë e Sigurisë së Shtetit, synonin çdo anëtar të Bashkimit Evropian të Aleancës Ndërparlamentare për Kinën (IPAC), një koalicion i ligjvënësve kritikë ndaj Pekinit.

Verhofstadt është zyrtari i pestë belg që është shënjestruar nga grupi kinez i hakerëve APT31 për punën e tij në Kinë përmes IPAC.

Zyrtarë të tjerë belgë përfshijnë Samuel Cogolati, një deputet i Gjelbër; Els Van Hoof, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Belgjikës; Hilde Vautmans, një eurodeputete liberale dhe Georges Dallemagne, një deputet federal.

Javën e kaluar, ministrja e Jashtme belge Hadja Lahbib thirri ambasadorin kinez lidhur me akuzat.

Cogolati i tha Politico se ai ishte në shënjestër në vitin 2021, në të njëjtin vit që Pekini e sanksionoi, së bashku me ligjvënës të tjerë të Bashkimit Europian.

Sulmet kibernetike u sollën në vëmendjen e Cogolatit vetëm në shkurt 2023 përmes një emaili nga Qendra për Sigurinë Kibernetike në Belgjikë.

Sipas një letre të FBI-së amerikane dërguar Cigolatit të datës 5 prill, fushata e hakerëve e vitit 2021 synonte llogaritë e stilit .gov të ligjvënësve të BE-së që ishin anëtarë të Aleancës Ndërparlamentare për Kinën, IPAC.

Autorët regjistruan dhe përdorën 10 llogari për të dërguar mbi 1000 emaile për më shumë se 400 individë të lidhur me IPAC.

Në rastin e Van Hoof, spiunët shënjestruan laptopin e saj nëpërmjet një emaili që dukej sikur vinte nga një agjenci ndërkombëtare, tha ajo në një emision radiofonik lokal.

“Emailet kishin të bënin me Donald Trump dhe të drejtat e njeriut. Ata dukeshin shumë të pafajshëm dhe informues. Por qëllimi ishte të futeshim në sistemin tonë”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy